Një zbaticë e frikshme ka zbrazur ujin në kanalet e Venecias. Gondolat e famshme kanë mbetur në baltë duke krijuar një imazh totalisht të papritur për mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë qytetin e veçantë italian.
Mediat italiane raportojnë se largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës, të cilët i përdorin kanalet për të lëvizur me varka.
Zbatica ka nxjerr në pah edhe themelet e lashta të ndërtesave, ndërsa shumë peshq kanë ngordhur. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se niveli i ujit ka rënë deri në 70 centimetra. “Kanë kaluar gati 15 vite nga një zbaticë e tillë”, tha Alvise Papa nga qendra e Parashikimit të Baticave.
Kjo situatë pritet të zgjasë në Venecia të paktën deri më 21 shkurt.