Për më shumë se një javë, mediat ndërkombëtare spekuluan se lideri i Koresë së Veriut kishte vdekur.
Edhe pse Kim Jong-Un është gjallë dhe u shfaq në publik për herë të parë pas më shumë se 20 ditësh, kjo nuk i ka penguar thashethemet e tjera për shëndetin e tij të qarkullojnë.
Kujtojmë se që kur Kim mungoi në ceremoninë e ditëlindjes së gjyshit të tij, themeluesit të shtetit, në media u tha se ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.
Madje në disa media ai u shfaq i vdekur, me motrën e tij të vogël që po përgatitej për të marrë përsipër drejtimin e vendit.
Por edhe pas shfaqjes së Kim, portali që qarkulloi i pari thashethemet për shëndetin e tij, tani shkruan se ka prova që lideri i Koresë së Veriut është bërë operacion.
Në videon ku Kim shfaqet në publik, NK News ka vënë re një shenjë që mund të shihet në krahun e djathtë të liderit suprem dhe që mundonte në shfaqjet e mëparshme. Kjo pikë që duket si vendi i një shpimi me shiringë, sipas medias së drejtuar nga dezertues të Koresë së Veriut, mund të tregojë një operacion në zemër. Kështu të paktën i ka thënë një mjek i trajnuar në SHBA gazetës.
Por qeveria e Koresë së Jugut beson ndryshe. Kur një zëdhënës i lartë presidencial u pyet për spekulimet të dielën, ai u tha gazetarëve në Seul se nuk besonte se Kim kishte kaluar asnjë procedurë të moderuar mjekësor.