Tashmë që janë zbuluar të gjitha votat e kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve, futbolldashësit shqiptarë janë kuriozë të mësojnë që cilat kanë qenë preferencat e kapitenit dhe trajnerit të Shqipërisë, por edhe të përfaqësuesit të medies sportive në vend.
Trajneri i kuqezinjve, Eduardo Reja, votën e futbollistit më të mirë në botë ia ka dhënë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, të dytin ka përzgjedhur Lionel Messin dhe për vendin e tretë holandezin Frenkie de Jong.
Si kapiten i Shqipërisë ka votuar Mërgim Mavraj, i cili ka preferuar të parin Cristiano Ronaldon, për vendin e dytë Sadio Mane dhe të tretin Mohamed Salah.
Përfaqësuesi i medies sportive në vendin tonë, drejtori i SuperSportit, Dritan Shakohoxha, vlerësimin më të lartë e ka për Virgil van Dijk, për vendin e dytë ka zgjedhur Lionel Messin dhe të tretin Cristiano Ronaldon.
Edoardo Reja: 1) Mohamed Salah, 2) Lionel Messi, 3) Frenkie de Jong
Mërgim Mavraj: 1) Cristiano Roaldo, Sadio Mane, 3) Mohamed Salah
Dritan Shakohoxha: 1) Virgil van Dijk, 2) Lionel Messi, 3) Cristiano Ronaldo