The Economist e rendit Maqedoninë e Veriut në mesin e vendeve që kanë bërë përparim të rëndësishëm këtë vit.
Arsyet dhe pasojat që vendi të ndryshojë emrin e tij nga Maqedoni në Maqedoninë e Veriut ishin të mjaftueshme që ky zhvillim ta rendiste këtë vend si ndër më kryesorët që bëri përparim.
Revista prestigjioze britanike kujton se mosmarrëveshja për emrin ishte shkaktuar nga fakti se ekziston një rajon me të njëjtin emër në Greqi, dhe se Greqia kishte bllokuar anëtarësimin e fqinjit në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian për shkak të mosmarrëveshjes.
“Autoritetet në Shkup rrezikuan në krenarinë e tyre dhe mbështetën ndryshimin e emrit. Efektet e këtij vendimi u ndjenë që në shkurt të këtij viti. Marrëdhëniet me Greqinë tani janë shumë më të mira. Burimi i mosmarrëveshjeve në këtë pjesë të botës është eliminuar”, shkruan The Economist.
The Economist thekson se Maqedonia Veriore është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e NATO-s. Gjithashtu, The Economist kujton që Presidenti francez Emmanuel Macron vuri veton për fillimin e bisedimeve të pranimit të këtij vendi me Bashkimin Evropian, përfshirë dhe Shqipërinë, me arsyetimin e një e një tjetër skemë pranimi.
Përveç Maqedonisë Veriore, The Economist ka zgjedhur Zelandën e Re, Sudanin dhe Uzbekistanin si vende që kanë bërë përparim domethënës në vitin 2019.