Gazeta britanike The Guardian raportoi në një editorial se Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një garë për të hyrë në luftë.
Gazeta shton se bateritë e luftës po aktivizohen në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, thanë të martën se ata nuk kishin zgjidhje tjetër, përveçse të nisnin një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjashtëve vende me Iranin kur Teherani njoftoi pas vrasjes së Soleimanit se nuk do të respektojë më “kufizimet e funksionimit” të Marrëveshjes Bërthamore të 2015-ës.
Presidenti iranian paralajmëroi më pas se trupat evropiane në Lindjen e Mesme “mund të jenë në rrezik”.
Gazeta beson se Evropa, përfshirë Britaninë e Madhe, nuk duhet të ndjekë marrëzinë e strategjisë së Presidentit Trump.
The Guardian deklaron se ish-këshilltari i Trump, Richard Goldberg e ka bërë të qartë se Presidenti nuk do të falë një Britani të Madhe të izoluar që i duhet dëshpërimisht një marrëveshje tregtare nëse merr një pozicion në kundërshtim me SHBA-të mbi Iranin.
Nëse marrëveshja e tanishme bërthamore nuk mund të ruhet ose një e re nuk nënshkruhet, e vetmja mundësi që mbetet është që Irani të ketë një bombë bërthamore ose të bombardohet, thotë gazeta.
Ajo konkludon se kthimi i Iranit në tryezën e bisedimeve do të kërkojë që “krahët e skifterëve amerikanë” të minohen, sepse në rrethanat aktuale shanset për bisedime janë të pakta.