“Marrëveshja e parë që duhet të bëjmë është: mos i quani ato telefilma”, thotë Dr Arzu Ozturkmen, i cili jep histori në Universitetin Boğaziçi në Stamboll. “Ne jemi shumë kundër këtij emërtimi.” Ajo që Turqia prodhon për televizionin nuk janë telefilma, telenovela apo drama periudhe: ato janë ‘dizi’, më konkretisht do të thotë një “zhanër në zhvillim”, thotë Ozturkmen, me tregime unike, si dhe me një përdorim të hapësirës dhe muzikës nëpër kohëra të ndryshme. Dhe ato janë shumë, shumë të njohura.
Falë shitjeve ndërkombëtare dhe shikimit global, Turqia është e dyta pas SHBA-ve në shpërndarjen e TV në të gjithë botën, duke gjetur audiencë të madhe në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine. Aktualisht, Kili është konsumatori më i madh i ‘dizi’ për sa i përket numrit të shfaqjeve të shitura, ndërsa Meksika, pastaj Argjentina, paguajnë më së shumti për t’i blerë ato.
Dizi janë epika gjithëpërfshirëse, ku secili episod zakonisht zgjat dy orë ose më gjatë. Koha e reklamimit është e lirë në Turqi dhe mbikëqyrësi shtetëror i transmetimit mandaton që çdo 20 minuta përmbajtje të shpërbëhet nga shtatë minuta reklama. Çdo ‘dizi’ ka kolonën e saj zanore origjinale dhe mund të përmbaj deri në 50 personazhe kryesore. Ato kanë tendencë të filmohen në lokacione që ndodhen në zemër të Stambollit historik, duke përdorur studiot vetëm në rastet kur janë vërtet të domosdoshme.
Skenarët e historisë Dizi, të cilat kanë mbuluar gati çdo tematikë të mundshme, nga përdhunimet e bandave deri në skemat e mbretëreshave osmane, janë “Dickens dhe motrat Brontë”, thotë Eset, një skenarist dhe krijues i ri nga Stambolli. “Ne tregojmë të paktën dy versione të historisë së Hirushes në vit nëpër televizionet turke. Ndonjëherë Hirushja është një grua beqare 35-vjeçare me një fëmijë e nganjëherë ajo është një aktore 22 vjeçare e varfër që nuk ka as bukë për të ngrënë.” Eset, i cili ka punuar ndoshta me ’dizin’ më të famshëm, ‘Shekulli i Madhërishëm’, rrëfen temat narrative që dizit u janë zakonisht shumë besnikë si:
–Ju nuk mund të vendosni një armë në dorën e heroit tuaj;
-Qendra e çdo drame është familja;
-Një i huaj do të udhëtojë gjithmonë në një mjedis socio-ekonomik që është e kundërta polare e tyre, p.sh. kalimi nga një fshat në qytet;
-Personazhi kryesor i filmit zakonisht e ka zemrën të thyer dhe është tragjikisht i lidhur me temën e dashurisë;
-Ka pothuajse gjithmonë një trekëndësh dashurie;
Dizi ndërtohet, në altarin e “dëshirës së përbashkët”, si për audiencën ashtu edhe për personazhet. “Ne duam të shohim djalin e mirë me vajzën e mirë, por, sidoqoftë duhet ta tregojmë se sidoqoftë në realitet, jeta është e keqe dhe ka karaktere të këqij përreth.”, thotë Eset.
Sipas Izzet Pinto, themeluesit të Agjencisë Globale me qendër në Stamboll, i cili e kosideron veten si “shpërndarësi kryesor në botë i pavarur i përmbajtjes Televizive për tregjet globale”, kursi rritës i imperializmit ‘diz’i filloi me ‘Binbir Gece’ të vitit 2006 (1001 netët). Në atë kohë, një tjetër shfaqje turke, ‘Gümüs’ (Argjend), ishte tashmë një hit në Lindjen e Mesme, por ishin 1001 Netët që u bënë një sukses i vërtet global si fillim. Kudo që u shitën të drejtat e ‘1001 netët’, në gati 80 vende, ishte një sukses i vërtetë.
Kur u transmetua për herë të parë në Turqi në 2011, Shekulli i Madhërishëm tërhoqi një të tretën e audiencës televizive të vendit. Shtypi i huaj e quajti atë “Seksi dhe Qyteti i epokës Osmane” dhe e krahasoi atë me një Games of Thrones të jetën reale. Kishte konsulentë të shumtë historikë dhe një ekip prodhimi prej 130 vetash nga të cilët 25 prej tyre punonin vetëm me kostumet e personazheve.
Deri në vitin 2023, qeveria turke shpreson se ‘dizi’ do të tërheqë 1 miliard dollarë nga eksportet. Në zyrën e tij të qelqit në Stamboll, İzzet Pinto, themeluesi i Agjencisë Globale të shpërndarjes së ‘dizit’, thotë se 500 milion dollarë janë një objektiv më realist duke pasur parasysh humbjen e tregut të Lindjes së Mesme. Por ai parashikon që të drejtat e riprodhimit, zgjerimi në Amerikën Latine dhe hapja e Europës perëndimore, veçanërisht Italia dhe Spanja, do të ndihmojnë në kompensimin e këtyre humbjeve.
Në Tims (kompani e madhe prodhimi turke), Selin Arat parashikon që serialet turke kanë arritur një nivel të qëndrueshëm të popullaritetit. Kërkesa mund të mos rritet shumë më tepër, por ekziston një uri globale për atë që Televizoni Turk mund të ofrojë. Arat pranon se qëndrimi i Sauditëve kundër ‘dizi’ është një pengesë, por: “Nuk do të jetë fundi i pushtimit turk.”, shton ajo. /The Guardian/ SCAN