Finalja e talent show-t muzikor “Voice of Switzerland” është parashikuar të transmetohet mbrëmjen e sotme, ku një prej pretendenteve kryesore për të fituar është edhe 16-vjeçarja shqiptare Lorena Beadini
Ajo është këngëtarja më e re mes tetë finalistëve dhe interpreton në 13 gjuhë.
Finalja e parashikuar për t’u regjistruar në datën 30 mars, u shty nga organizatorët e spektaklit për shkak të masave të marra kundër pandemisë, të cilat ndalojnë grumbullimin e njerëzve në ambiente të përbashkëta. Kështu organizatorët u detyruan të gjejnë një zgjidhje më kreative për të realizuar finalen e edicionit të tretë të “Voice of Switzerland”.
Sipas medieve zvicerane, tetë finalistët e mbrëmjes së sotme nuk do të jenë në skenën e “The Voice”, por do të interpretojnë në shtëpitë e tyre dhe gjithçka do të transmetohet live nëpërmjet televizionit. Është hera e parë në histori që një program muzikor do të realizohet në të tilla kushte.