1625 – Kolonë holandezë vendosen në skajin jugor të ishullit Manhaten dhe e quajnë banimin Nju Amsterdam.
Britanikët, më 1635, i dhanë komunitetit emrin Nju Jork.
1709 – Marinari britanik Alexander Selkirk shpëtohet pasi kishte jetuar në një ishull të pabanuar për 5 vjet.
Historia e tij frymëzon shkrimtarin Daniel Defoe për romanin “Robinson Crusoe”.
1848 – Anija me emigrantët e parë kinezë në bord ankorohet në San Francisko, Kaliforni.
1848 – Nënshkruhet Traktati i Guadalupe Hidalgo që përfundon Luftën meksikane; SHBA fiton Teksasin, Kaliforninë, Nju Meksikën dhe Arizonën duke i paguar Meksikës 15 milionë dollarë.
1863 – Samuel Clemens bëhet Mark Twain. Për plotësuar të ardhurat e tij, Clemens filloi të shkruante skica humoristike për një gazetë në Kansas. Paga e tij ishte 25 dollarë në javë dhe filloi t’i nënshkruante artikujt me pseudonim Mark Twain, që në gjuhën e lundruesve në lumin Misisipi, do të thotë “dy pashë thellësi.”
1922 – Botohet në Paris novela “Ulysses” nga James Joyce. Libri ri-tregon “Odisenë” e Homerit përmbledhur në një ditë – 16 qershor 1904 – në Dublin, duke e vendosur heroin homerik nën figurën e pazakontë të Leopold Blumit, një i moshuar, tregtar, i cili nxiton gjithë ditën për t’u kthyer në mbrëmje vonë në shtëpi i lodhur e i dërmuar.
1943 – Divizioni VI gjerman dorëzohet në Stalingrad, duke shënuar pikë kthesën e Luftës së Dytë Botërore. Beteja e Stalingradit kishte marrë fund që para dy ditësh. Trupat gjermane kishin mbijetuar duke ngrënë kuajt e divizionit të kavalerisë rumune, ndërsa gjenerali von Paulus dy herë kishte kundërshtuar kushtet e dorëzimit. Ndërsa van Paulus po bëhej gati të dorëzohej, Hitleri e urdhëroi që të vazhdonte luftimet, dhe për ta inkurajuar i dha gradën Marshall. Deri atëherë asnjë gjerman me gradën Marshall nuk ishte dorëzuar, por von Paulus nuk mund të qëndronte më. Rreth 90 mijë ushtarë gjermane iu dorëzuan trupave sovjetike – Prej tyre vetëm 5 mijë mundën të mbijetonin deri në fund të luftës.
1945 – Ndodh arratisja e parë dhe e vetme nga kampi nazist i përqendrimit në Mauthausen, kur natën e 2 shkurtit, 500 robër sovjetikë të luftës marrin guximin të kalojnë telat.
1970 – Vdiq filozofi britanik Bertrand Russell, 97 vjeç, fitues i çmimit Nobel për letërsi, aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor. Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerëzore dhe lirinë e të menduarit”. Në vitin 1962 Russell luajti një rol publik në krizën e raketave kubane: në një shkëmbim telegramesh me udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov, Hrushovi e siguroi atë se qeveria sovjetike nuk do të tregohej e pamatur. Russell i shkroi edhe presidentit John F. Kennedy, disa thonë se letra iu kthye e pahapur. Pas vrasjes së Kenedit me atentat, Russell e barazoi rastin e Osvaldit me çështjen Dreyfus të fund-shekullit të 19-të në Francë, ku shteti gabimisht dënoi një të pafajshëm. Russell gjithashtu kritikoi shtypin amerikan për mos publikimi e zërave kritikë ndaj versionit zyrtar të vrasjes.