“Klientët do të na jenë besnikë, deri kur… një konkurrent tjetër t’u ofrojë një shërbim më të mirë!”
Kjo është një thënie e Jeff Bezos, që “Bloomberg Billionaires Index” e ka renditur si njeriun më të pasur në botë.
Themeluesi dhe CEO i Amazon, ka zbuluar burimin e frymëzimit të tij të përditshëm, një thënie që e ka shumë për zemër.
Thënia që mban në derën e frigoriferit
Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një poemë të Ralph Waldo Emerson, të cilin e ka postuar në Twitter, majin e vitit të kaluar.
“E dashuroj këtë thënie.
Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa herë hap derën”, shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton.
Thënia është kjo:
“Të qeshësh shpesh dhe shumë;
të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve;
të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e shokëve falsë;
ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët;
ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar;
ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti ke qenë aty.
Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme. – Ralph Waldo Emerson.”
Love this quote. It’s been on my fridge for years, and I see it every time I open the door. #Emerson pic.twitter.com/kN8HjM4bOI
— Jeff Bezos (@JeffBezos) May 5, 2018