Triologjia e Francis Ford Coppola “The Godfather” (Kumbari) është një dituri e gjallë. Edhe pse një sagë e shkurtër epike krimi, ajo është e mbushur me thënie të mençura që mund të na shërbejnë si këshilla në jetë. Ja 20 prej tyre:
1- “Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër” – Al Pacino (Michael Corleone)
2- “Lini armët, merrni ëmbëlsirat” – Richard Castellano (Clemenza)
3- “Financa është një armë. Politika është ajo që tërheq këmbëzën” – Enzo Robutti (Don Lucchesi)
4- “Një burrë që nuk shpenzon kohë me familjen e tij, nuk është burrë” – Marlon Brando (Vito Corleone)
5- “Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim” – Al Pacino (Michael Corleone)
6- “Ky është biznes, mos e merr personale” – Robert Duvall (Tom Hagen)
7- “Shëndeti i mirë është gjëja më e rëndësishme, më shumë se sa suksesi, më shumë se paratë, e më shumë se pushteti” – Lee Strasberg (Hyman Roth)
8- “Në Siçili femrat janë më të rrezikshme se armët” – Franco Citti (Calo)
9- “Do t’i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë” – Marlon Brando (Vito Corleone)
10- Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë”– Marlon Brando (Vito Corleone)
11- “Sa më shumë të sëmuresh, aq më i zgjuar bëhesh” – Diane Keaton (Kay Corleone)
12- “Femrave dhe fëmijëve u lejohet të jenë të pakujdesshëm, por jo burrave” – Marlon Brando (Vito Corleone)
13- “Duket se në botën e sotme pushteti për të larë borxhin është më i madh se fuqia e faljes” – Donal Donnelly (Peshkopi Gilday)
14- “Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme” – Al Pacino (Michael Corleone)
15- “Politika dhe krimi janë e njëjta gjë”. – Al Pacino (Michael Corleone)
16- “Asnjë siçilian nuk refuzon asnjë kërkesë në ditën e dasmës së vajzës së tij” – Robert Duvall (Tom Hagen)
17- “Refuzimi nuk është vepër e një miku” – Richard Conte (Don Barzini)
18- “Pushteti korrupton ata që nuk e kanë atë” – Franco Citti (Calo)
19- “Nëse çdo gjë në jetë do të ishte e sigurtë, nëse historia do të na kishte mësuar diçka, është se mund të vrasësh këdo” – Al Pacino (Michael Corleone)
20- “Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes… Kurrë” – Al Pacino (Michael Corleone).