Një 40-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga forcat policore të kryeqendrës së veriut të Shqipërisë, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 25 vite burgim.
Ilir Bajramit i janë vënë prangat në fund të operacionit të koduar “Gjurmimi”.
Ndaj tij rëndon akuza për vrasje me paramendim, me anë të një mjeti prerës, të një shtetasi grek në Athinë, më 15 gusht të vitit 2001, vepër për të cilën edhe është dënuar me 25 vite burg nga autoritetet e drejtësisë greke.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës është vënë në dijeni për dënimin e të kërkuarit më 11 prill të vitit të kaluar, e vetëm një ditë më parë ka mundur ta gjejë dhe arrestojë atë.