Në rrjetet sociale, gjatë ditëve të fundit, ka pasur reagime të shumta ndaj Ermal Mamaqit, i cili organizoi një trajnim në një sallë të mbyllur me shumë të rinj, duke thyer rregullat ndaj koronavirusit.
Për këtë reagoi edhe kryeministri Rama, i cili theksoi se koronavirusi nuk është larguar dhe rregullat duhen zbatuar. Ai u shpreh se Ermal Mamaqi është miku i tij, por nuk mund t’i shpëtonte gjobës.
“Kam respekt për Mamaqin, por nuk mundet të japë atë shembull që dha për shqiptarët. Mori gjobën siç e meritonte. E mora këtë shembull se e kam mik për të mos thënë ndonjë emër tjetër që të merrej si sulm. Virusi nuk ka ikur, duhet bërë kujdes”, tha Rama.
“Ka pasur edhe raste të politikanëve edhe në radhët tona që nga mosdija, por edhe nga neglizhimi kanë shkelur rregullat. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditorë por nuk janë kthyer në vendet e tjera”, tha Rama.