Trajneri i Augsburg, Heiko Herrlich, nuk do të jetë nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e parë pas 2 muajsh, përballë rivalëve të Wolsburg.
Shkak është një dalje e pamenduar e teknikut 48-vjeçar i cili shkoi në supermarket për të blerë një pastë dhëmbësh, në një kohë kur duhet të qëndronte në izolim deri ditën e ndeshjes.
“Bëra një gabim duke thyer karantinën. Edhe pse i zbatova të gjitha rregullat e higjienës nuk dhashë një shembull të mirë për skuadrën dhe publikun tone”, shpjegoi ai.
Heiko Herrlich u emërua trajner i Augsburg më 10 mars, 3 ditë përpara pezullimit të Bundesligës gjermane.