Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka hyrë reperi i njohur Mozzik, i cili performoi për banorët në mbyllje të puntatës së rradhës së formatit.
Ai shprehu hapur mbështetjen e tij ndaj Donaldit, duke i uruar fitoren dhe duke i thënë se do e mbështesë. Ky i fundit e shoqëroi brenda ambienteve të shtëpisë duke nisur biseda me njeri-tjetrin.
Megjithatë, hyrja e Mozzik solli shumë kritika dhe polemika nga publiku, të cilët akuzuan për thyerje rregullash dhe dhënie informacioni.
Kështu, produksioni vendosi të dërgojë një zarf të zi brenda shtëpisë, duke dënuar Donaldin.
Në zarf u tha se ai theu rregullat e programit, duke marrë informacione nga jashtë me hyrjen e Mozzik, si dhe me shoqërimin e tij brenda shtëpisë pa marrë leje nga produksioni.
Aty u komunikua gjithashtu se reperi devijoi nga qëllimi i hyrjes në “Big Brother VIP”, pasi ishte i ftuar për të argëtuar banorët, e jo për të shprehur simpatitë e tij.
Dënimi për Donaldin do të zbulohet ditën e martë, në “PRIME”-n e radhës të “Big Brother VIP”.
U kritikua për dhënie informacioni nga jashtë, reagon Mozzik
Megjithatë, mesa duket reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.
Ai ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram”, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.
“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”.- ka shkruar ai.
Rikujtojmë se Mozzik dhe Getinjo kanë raporte shumë të ngushta me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Ata janë shfaqur shumë herë në praninë e njeri-tjetrit, duke kaluar kohë së bashku.
Donaldi është një nga personazhet më të preferuar të publikut, duke qenë kështu një nga pretendentët për finale, e për çmimin e madh.