Tani është zyrtare, Thiago Motta është trajneri i ri i Juventusit. Bardhezinjtë kanë shuar çdo dyshim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke nisur kështu një periudhë të re në klub pas largimit të Massimiliano Allegrit.
41-vjecari vjen pas një sezoni fantastik me Bolonjë, ku e renditi në vendin e 5-të dhe i kualifikoi Champions League, hera e parë për ekipin emilian që prej vitit të largët 1964/65.
Thiago Motta ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri më 30 qershor 2027. Hapat e parë të trajnimit, Motta i hodhi në 2018 me skuadrën e të rinjve të Paris Saint-Germain, skuadër me të cilën ai e mbylli karrierën futbollistik.
Përvojën menaxheriale në Itali, ish-mesfushori e nisi me Genoan në 2019, para se të kalonte të Spezia e më pas të Bologna.
Ndryshimi në pankinë për Zonjën e Vjetër shihet si një formë edhe për të ndryshuar stilin e lojës së skuadrës, e cila prej disa vitesh ka vuajtur tranzicionin dhe mungesën e titullit kampion, teksa të fundit e kanë fituar në vitin 2020. Si trajner, Motta ka spikatur me futbollin e tij ofensiv dhe drejtuesit bardhezi janë bindur nga cilësitë e 41-vjecarit.
Firma me trajnerin, pritet të pasohet edhe me lëvizje në merkaton e futbollistëve, teksa shumë pranë transferimeve janë Douglas Luiz dhe Mason Greenwod.