Ende pa zbardhur 1 Janari, një 42-vjeçar gjeti vdekjen në Tiranë, pasi u godit për vdekje me thikë nga kunati i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit në rrugën “5 Maji”.
Viktima është një 42-vjeçar me iniciale V.Z. Burime zyrtare të policisë thonë se “pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij 42-vjeçar, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.