Politika Thirrja e fortë e Berishës për njerëzit e Bashës në PD: Do...

Thirrja e fortë e Berishës për njerëzit e Bashës në PD: Do bëheni pishman

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhit dhe nënkryetarëve të PD që të japin dorëheqjen nga postet e tyre e të mos rrinë peng i Lulzim Bashës.

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Burrelit, Berisha theksoi se nëse ata vijojnë të rrinë peng i kryetarit do të bëhen pishman më vonë, ndërsa u bëri sërish thirrje demokratëve që të verifikojnë vërtetësinë e formularëve.

“I bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe atyre që janë të emëruar jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini skllevër të peng Bashës se do bëheni pishman. Firmat tuaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të shkruara në histori. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Ju ftoj të vini në Tiranë, të merrni deputetët tuaj dhe t’i verifikoni”, tha Berisha.

“Lulzim Basha iu ka borxhe të jashtëzakonshme të demokratëve. Po ju them që procesi që ai zhvilloi për kryetar PD-je ishte kryekëput i manipuluar. Pra edhe ky shkelmoi mbi votën. Na zgjodhi një Kryesi për votë. Për herë të parë në historinë e PD, peng Basha zhduku votën.60% të Kryesisë e emëroi. Histori më të turpshme nuk ka. E spostoi partinë drejt organizimeve komuniste. Kryesia nuk emërohet, ajo zgjidhet me votë të fshehtë, vetëm atëherë është legjitime. Nuk e la të votohej pasi e dinte që nuk votohej Kryesia e tij. Emëroi një Kryesi e cila në një akt ilegjitim vendosi të thërrasë antiKuvendin. I them çdo anëtari Kryesie se ju jeni të rinj në politikë dhe duhet të korrigjoni qëndrimin tuaj. Në politikë gabohet, e rëndësishme është korrigjimi i gabimit. Sa më shpejt jepni dorëheqjen, bashkohuni me kuvendin rithemelues të PD”, u shpreh Berisha.