Aktualitet Thirrja që SPAK të hetojë Berishën, Meta: Rama shmang përgjegjësinë

Thirrja që SPAK të hetojë Berishën, Meta: Rama shmang përgjegjësinë

“Përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga kapja e shtetit nga një korrupsion kaq i rëndë”.

Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se SPAK duhet të hetojë Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat unë i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vijnë nga ajo lloj politike që do sillte drejtësinë e re. Çdo politikan, kur ka fakte, akte e vepra konkrete të shpërdorimit të detyrës, të krimit, i çon te institucionet e drejtësisë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë të tregojnë integritetin dhe besueshmërinë e tyre”, tha Meta.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se  SPAK nuk është vënë në lëvizje për deklaratën e qeverisë amerikane për shpalljen non-grata të Berishës.

Kreu i qeverisë nënvizoi se SPAK në këtë rast ka një detyrim, pasi Berisha është ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe deputeti Lulzim Basha ka kërkuar që SPAK të hetojë personat e shpallur ‘non grata’.