Një studim i ri social ka analizuar se kush është xheloze më shumë për miqtë e partnerëve. Gratë apo burrat?
Studiuesit nga Universiteti i Teksasit në Austin pohojnë se gratë janë më xheloze se burrat ndaj mikeve të bashkëshortit të tyre.
Ndërsa studimet e mëparshme janë përqendruar në dallimet seksuale në xhelozi, studiuesit vendosën të vlerësojnë nëse burrat dhe gratë ndryshojnë kur bëhet fjalë për xhelozinë ndaj miqve.
Në studimin e tyre, të botuar në “Evolutionary Behavioral Sciences” studiuesit, të udhëhequr nga Alyssa Sucrese, asnjë hulumtim nuk është fokusuar në mënyrë specifike në rezultatin e përshtatjeve të xhelozisë në kontekstin e miqësisë jashtëmartesore në dukje platonike të një bashkëshorti.
Një grup prej 364 pjesëmarrësish u rekrutuan për studimin, të gjithë ishin të martuar dhe mbi 18-vjeç.
Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në katër grupe, në të cilat ata lexuan skenarë të ndryshëm që përfshinin takimin e bashkëshortit të tyre me një mik të gjinisë së kundërt.
Atyre iu kërkua të gjykonin nëse ndjenin ndonjë xhelozi për skenare të ndryshe.
Gratë raportuan nivele më të larta të xhelozisë në përgjithësi sesa burrat kur imagjinonin se bashkëshorti kishte një mike femër.
Kjo tregon se ndjenjat e xhelozisë së grave janë më të lidhura me atraktivitetin, sipas studiuesve.
Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se burrat janë më xhelozë për tradhtinë seksuale, rezultatet e këtij studimi nuk treguan ndonjë dallim.
Megjithatë, meshkujt ishin më të mërzitur emocionalisht kur shoku i bashkëshortes ishte tërheqës.
Burrat mund të shqetësohen se një mashkull tërheqës është një rival i mundshëm.
Studimi vjen menjëherë pasi studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë vunë re xhelozinë në trurin e majmunëve dhe pretenduan se ne e trashëguam këtë tipar. Kjo për të ndihmuar në mbrojtjen e burimeve tona më të vlefshme.
Studiuesit zbuluan se dy zona kryesore të trurit stimulohen nga ndjenjat e xhelozisë – korteksi cingulate dhe septumi anësor. Këto zona janë të orientuara drejt mbajtjes së një lidhjeje përballë sfidave të jashtme.
Ekipi zbuloi se ndjenja e xhelozisë mund të ishte në fakt një avantazh evolucionar dhe ne mund ta kemi trashëguar atë nga paraardhësit tanë. Sipas tyre na ndihmon të mbrojmë burime të tilla si shtëpitë dhe fëmijët tanë.