Bota “Thoni fjalë të mira”, zyrtarët gjermanë zbulojnë sesi Kina tenton të manipulojë...

“Thoni fjalë të mira”, zyrtarët gjermanë zbulojnë sesi Kina tenton të manipulojë për koronavirusin

Diplomatët kinezë iu janë drejtuar zyrtarëve të lartë gjermanë, në përpjekje për të inkurajuar ata që të bëjnë deklarata pozitive, sa i takon mënyrës sesi Pekini ka menaxhuar dhe po menaxhon pandeminë e COVID-19, tha në një letër ministri i Brendshëm gjerman.

“Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të bëra nga diplomatët kinezë me qëllim të ndikimit të deklaratave pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës, por qeveria federale gjermane nuk i ka përmbushur këto kërkesa”, thuhet në letrën, publikuar nga Reuters sot (26 prill).

Letra ishte e datës 22 Prill dhe iu dërgua anëtares të parlamentit të Partisë së Gjelbër, Margarete Bause në përgjigje të pyetjes së saj nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar me zyrtarë gjermanë me qëllimin për t’i inkurajuar ata të bënin komente pozitive.

Komente nga ministria e brendshme u raportuan për herë të parë nga gazeta Welt am Sonntag. Gazeta citoi ambasadën kineze në Berlin si dhe kundërshtimin e raportit si të pavërtetë dhe të papërgjegjshëm. Në letër, ministria e brendshme tha se qeveria kishte pranuar përpjekjet e Kinës për të përmirësuar pandeminë, veçanërisht që nga 23 janari, madje edhe pa u kërkuar ta bënte këtë nga Pekini.

Ajo vazhdoi të thotë që Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa thënë nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente apo jo.

Të Premten, Reuters raportoi se Kina kërkoi të bllokojë një raport të Bashkimit Evropian që pretendon se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike. Cështja ka qenë e nxehtë edhe mes SHBA e Kinës, teksa Uashingtoni e akuzon Pekinin për fshehje informacioni për Covid-19.