“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty!” Kështu shprehet Edlira Çepani për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit të saj Gerti Bogdani.
Në një dedikim prekës në Facebook, aktivistja e shoqërisë civile, emocionon me fjalët për bashkëshortin e saj, teksa shpreh hidhërimin për humbjen e madhe.
“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje për ty, për dashurinë tende për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo dite të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!”, shkruan Edlira Çepani.
Ish-deputeti demokrat ndërroi jetë paraditen e sotme pasi një infarkti kardiak. Të shumta kanë qenë reagimet dhe ngushëllimet për vdekjen e parakohshme të tij, ndërsa homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.