“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova” – kështu është shprehur para grupit hetimor, 33-vjeçari Mihal Thimjo i cili u arrestua lidhur me vrasjen e mikut të tij në Gjirokastër.
Gëzim Saraçi, u gjet i pajetë brenda mjetit të tij pasditen e djeshme, në aksin rrugor rural Polican-Suhë.
Viktima dhe i dyshuari kishin njohje të vjetër familjare me njëri-tjetrin dhe madje kishin qenë duke drekuar në Poliçan të Zagorisë ditën e krimit.
Mirëpo gjatë rrugës së kthimit kanë debatuar me njëri-tjetrin, sherr i cili ka përshkallëzuar në përplasje fizike duke shkuar deri në vrasje.
Sipas gazetës Panorama, Thimjo ka deklaruar para uniformave blu që Saraçi i ka thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.
33-vjeçari pretendon se i ka kërkuar mikut të tij të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.