E qëlloi me 6 plumba në mes të ditës, në një nga zonat më të populluara në kryeqytet. Por kaq nuk mjaftoi për efektivin Erjon Goxhara.
Ai filmoi 45-vjeçarin Lorenc Kosta, teksa ky i fundit ishte rrëzuar në tokë, i gjakosur te pjesa e poshtme e trupit.
Teksa bën videon, Goxhara e shan, i gjuan me shkelm në kokë dhe shprehet se “kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak.”
Më tej ai vijon: “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në familje! Ti të më mbash mua nusen peng 4 vjet?! T’ja hash lekët?! Se ha dot ti djersën e familjes time o kurvë! Nuk hy dot ti në familjen time!”
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Gusht te Komuna e Parisit. Rreth orës 14:00, efektivi plagosi Kostën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u dorëzua 48 orë më vonë dhe rrëfeu se ishte fshheur në zonën e Dajtit.
Shkak për ngjarjen është bërë lidhja jashtëmartesore e gruas së efektivit me Kostën. Siç është raportuar çifti kishin pasur prej muajsh debate me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, Goxhara ka deklaruar para hetuesve se 45 vjeçari e provokonte vazhdimisht sa herë hasej me të.