Bota Tibeti nën rrënoja, pamje të rënda pas tërmetit të fuqishëm (VIDEO)

Tibeti nën rrënoja, pamje të rënda pas tërmetit të fuqishëm (VIDEO)

Një tërmet shkatërrues ka tronditur rajonet malore të Tibetit. Mediat kineze raportojnë qindra të vdekur e të plagosur.

Tërmeti kishte një magnitudë 7.1 rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa epiqendër ishte një qyteti i shenjtë.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nepalin fqinj dhe disa zona të Indisë.

Tërmetet janë të shpeshtë në këtë rajon, që shtrihet në kufijtë e pllakave të mëdha tektonike.

Pamjet e publikuara tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe ndërtesa të shembura, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë mes rrënojave për të gjetur të mbijetuar.

Temperatura shumë të ulëta nga minus 8 deri në minus 18 gradë celsius po vështirësojnë punën e tyre. Ka mungesë të theksuar të furnizimit me ujë dhe energji elektrike.