Armando Broja është një idhull për tifozët e Southampton, edhe pse kartoni i sulmuesit të Kombëtares shqiptare i takon Chelsea. Broja ka impresionuar me paraqitjet dhe golat që ka shënuar deri tani me fanellën e “shenjtorëve”, te të cilët është huazuar nga klubi londinez.
E ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar po diskutohet që tani dhe tifozët e Southampton dëshirojnë shumë që ta shohin atë edhe në vazhdim me skuadrën e zemrës në stadiumin “St Mary’s”. Nga raportimet e shtypit anglez është bërë me dije se klubet kanë nisur tratativat për transferimin përfundimtar të Brojës te Southampton, por kuptohet që ajo që sulmuesi ka treguar së fundi i ka vënë më mendime drejtuesit e Chelsea, të cilët nuk mund ta lëshojnë lehtë futbollistin e akademisë së tyre.
Edhe familja e sulmuesit duket se është në anën e Southampton dhe ky është një plus i madh, por gjithçka e ka në dorë Chelsea. Klubi londinez për momentin sheh si alternativën më të mirë huazimin edhe për një tjetër sezon të Brojës te “shenjtorët”.
Tifozët e Southampton i kanë kërkuar Brojës të qëndrojë. Në një postim në faqen zyrtare të Southeptonit në Twitter shfaqej një foto e futbollistit kuqezi dhe një yll. Broja ka reaguar me një zemër dhe kaq ka mjaftuar që nga fansat e këtij ekipi të vërshojnë komentet. “Dëgjo prindërit Armando, firmos me Southampton”, – i kanë shkruar ata.
AB 🌟 pic.twitter.com/2mFfIddHeI
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 18, 2022