Sport “Tifozët shqiptarë, më të mirët në botë”, Broja: Në Europian mund të...

“Tifozët shqiptarë, më të mirët në botë”, Broja: Në Europian mund të surprizojmë, festa me shqiponjë unike

Armando Broja është protagonist i revistës angleze “Rising Baller”.

Në intervistën e dhënë sulmuesi kuqezi thekson rëndësinë e tifozëve.

“Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja.

I pyetur për rivalët në grup sulmuesi i Çelsit pranoi se Shqipëria nuk kishte qenë me shumë fat: “Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”.

Mes të tjerash ai shpjegon edhe festimin me gjestin e shqiponjës. “Kur shënoj, festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, tregon Broja.

Në aspektin personal Broja nënvizon se pjesëmarrja në Europian ishte një ëndërr, e cila u bë realitet.

Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falenderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë”, përfundon Broja.

Janë këto disa nga opinionet e Brojës në prag të një Europiani, ku të gjithë ëndërrojmë që Shqipëria të bëjë diçka madhështore, siç mbyllet edhe intervista nën moton “Është verë, është momenti ynë”.