Një udhëtim i paharrueshëm ka qenë ai nga Mynihu drejt Dortmundin, për një tifoz të vogël 13-vjeçar, të quajtur Justus.
Djaloshi po bëhej gati të hipte në avion, por bashkë me një top futbolli që babai ia kishte dhuruar për ditëlindje, por kontrolluesit në aeroport, nuk e lejuan që ta merrte topin me vete. 13-vjeçari kishte filluar të qante për dhuratën e tij, por për fatin e tij të mirë, në të njëjtin avion, gjendet edhe Mats Humels, i cili këtë verë kaloi nga Bajerni tek Dortmundi.
Mbrojtësi, i cili bashkë me gruan dhe djalin vazhdojnë të jetojnë në Mynih, u gjend në këtë situatë, gjatë udhëtimit të premten e kaluar. Pasi e pa skenën, Humels i mori adresën tifozit Justus, dhe vetëm pak minuta pasi kishin mbërritur në Dortmund, u paraqit tek shtëpia e djaloshit me plot 4 topa nga Borusia e Dortmundit, ku njërin edhe e kishte firmosur.