Në periudhën më të nxehtë të verës për klubet e futbollit, që lidhet me merkaton, media italiane Sport Mediaset i ka kushtuar vëmendje modeles shqiptare Jori Delli, si një tifoze speciale e Milanit.
Fotot e ish-konkurrentes së Big Brother Vip janë edhe më përvëluese se vetë merkato e kuqezinjve të Milanos, të cilët kanë transferuar Ruben Loftus Check dhe Christian Pulisic në këtë sesion.
Modelja e lindur në Mestre dhe e rritur në provincën e Venecias është një nga tifozet më të zjarrta të “Djallit” dhe ka rrëmbyer gjithmonë vëmendje për mbështetjen ndaj klubit, përveç formave të saj mahnitëse.