Dashi
Ju jeni narcistë. Kjo ju ndihmon të mbroheni. Instinktet e tua për ‘mbijetesë’ ju nxjerrin nga çdo situatë edhe pse kjo ju bën të dukeni egoist.
Demi
Ju jeni dembel, i pakujdesshëm dhe i çrregullt. Ju e dini që shumë gjëra janë të pakuptimta dhe i shpëtoni rrëmujës duke i kujtuar vetes se çfarë keni prioritet dhe çfarë jo.
Binjakët
Ju hyni tek njerëzit që përshtaten në çdo situatë dhe çdo njeri. Nëse binjakët do të përmblidhnin filozofinë e tyre me një shprehje ajo do ishte “më mirë një mik sesa një çiflig” Ju keni rrethe të zgjeruara shoqërore që vijnë bashkë me avantazhe e disavantazhe.
Gaforrja
Kush e fiton urrejtjen tuaj e fiton përgjithmonë. Nuk falni dhe kjo e bën besimin tuaj shumë të çmuar. Sa herë që takoni një person të ri jeni skeptikë dhe kjo ju mbron nga gënjeshtarët e manipuluesit.
Luani
Ju jeni një person egocentrik deri në maniakëri. Megjithatë egoizmi deri në një farë pike (të cilën ju e tejkaloni ndonjëherë) ju shtyn të bëni përpara dhe të mos paturit frikë më shumë i jep zgjidhje problemeve tuaja, sesa ju fut në telashe.
Virgjëresha
Ju jeni një kritik i ashpër i gjithçkaje dhe i gjithkujt. Në planin afatgjatë, ju mund të perceptoheni si një përbindësh, por e vërteta është, ju me të vërtetë thjesht nuk dëshironi kotësira në jetën tuaj.
Peshorja
Ju jeni gënjeshtari më patologjik në botë. Kjo sepse nuk dëshironi të lëndoni askënd dhe përpiqeni të ruani balancën. E vërteta e hidhur dhemb, ndaj ju preferoni më mirë një gënjeshtër të ëmbël.
Akrepi
Ju jeni manipulues. Nuk ka rëndësi sesi e arrini një gjë, e rëndësishme është që ju në fund të ditës të keni atë që doni.
Shigjetari
Ju e keni të pamundur të ‘hidhni’ rrënjë dhe të vendosni nevojat e të tjerëve para tuajat. Një Shigjetar i vetmuar është një Shigjetar i lumtur.
Bricjapi
Ju përdorni frikën që futni tek të tjerët për të marrë atë që dëshironi. Të kesh frikë nga gjuha jote e helmuar të jep lirinë për t’i larguar njerëzit nga rruga jote.
Ujori
Ndjesia juaj për të ruajtur veten është e ngjashme me egoizmin e ftohtë. Ju doni vetëm të merrni e të mos jepni! Ju nuk e vini re se jeni egoist, pasi as kritikat gjithashtu nuk ju hynë në sy.
Peshqit
Ju jeni tepër të ndjeshëm dhe e përdorni atë mentalitet të trishtuar për t’i bërë njerëzit t’ju vijnë pas fijes apo t’ju japin gjithçka që dëshironi. Si mjeshtra manipulues nuk vuani nga vetë-viktimizimi.