Aktualitet Tirana e blinduar/ Udhëzimet për kamarieret: Kujdes, italianët kur pinë zgjasin duart

Tirana e blinduar/ Udhëzimet për kamarieret: Kujdes, italianët kur pinë zgjasin duart

Franco Vanni – La Repubblica

Emrin e saj të vërtetë nuk e thotë. “Shkruaje Adana”, thotë ajo. Gjatë ditës ajo studion në një universitet privat dhe aty e takuam. Mbrëmjeve punon në një nga lokalet e shumta të Bllokut, dikur një “kështjellë” e ndaluar e inteligjencës komuniste, tashmë një zonë me klube trendi.

Adana, e gjatë dhe bionde, i shtrëngon librat e stomatologjisë midis bërrylit dhe ijeve për t’i mbajtur që të mos i bien në tokë ndërsa gërmon në çantë.

“Shiko këtë shënim ma ka dhënë shefi në lokal”, thotë ajo në anglisht, megjithëse fliste lehtësisht edhe italisht. Ajo tregon disa rreshta të shkruara në shqip të cilat pronari ua ka dhënë asaj dhe kolegëve të saj për kohën kur do të vijnë tifozët dhe për mënyrën sesi duhet t’u shërbejnë.

“Së pari, shpjegon ajo, pagesën do ta merrni menjëherë, sa herë që porosisin, ndryshe tifozët largohen. Rregulli numër dy, nga ana tjetër, ka të bëjë vetëm me italianët, thotë ajo duke ulur tonin e zërit, për sikletin e të qenit përballë një italiani, që kur pinë … zgjasin duart. Kështu që ne duhet të bëjmë kujdes”. Dhe aty ndalon. “Për pjesën tjetër, i bie shkurt ajo duke palosur letrën ku ka shënimet, këto janë gjëra normale.”

Qyteti i blinduar

Një gjë normale për Tiranën, finalja e Conference League sigurisht që nuk është. Për këtë janë të bindura institucionet, që nga pushteti qendror deri tek ai lokal. Për të minimizuar rrezikun e aksidenteve, autoritetet kanë vendosur të pezullojnë aktivitetet e konsideruara jo thelbësore. Këtu përfshihen të gjitha: zyrat postare pranë stadiumit, supermarketet që shesin alkool, rrugë të tëra në qendër, madje edhe universitetin privat që ndjek Adana.

“Politikanët duan të lënë përshtypje të mirë dhe të tregojnë se Shqipëria mund të presë një ngjarje të madhe. Kanë të drejtë, bëjnë mirë, por nuk e kuptoj gjithë këtë frikë”, thotë me një italishte të shkëlqyer Luani, drejtuesi i një bari.

Bari i tij, në qendër të Tiranës, i ka tavolinat që duket se janë në Paris, pishat bëjnë hije trotuaret ndërsa i parkuar para është një Mercedes që shkëlqen.

“Do ta mbaj hapur normalisht, tifozët janë të mirëpritur, futbolli është pasioni im”, buzëqesh ai. Më pas tregon se bën për tifo për Parmën, pavarësisht se nuk ka shkelur kurrë në qytetin e Stefano Piolit.

“Kishim Gianfranco Zola, tani jemi në Serinë B.” Jeta e vështirë e një tifozi. Zemra nuk komandohet. Fajësoni televizionin italian që tregon lavditë e epokës së Tanzit.

Pritja për mijëra ultras

Dhjetëra mijëra tifozë janë pritur në Tiranë. Midis tyre, 500 ultra në secilën anë. Mjaft për të shqetësuar forcat ligjzbatuese në një vend ku siguria publike zakonisht nuk është problem, nuk është në agjendën publike, nuk kërkon as një mendim.

Nga Italia dhe Holanda, në ndjekje të tifozëve, do të jenë të pranishëm si kujdestare të kujdesit të fëmijëve dhjetëra policë të departamenteve të specializuara: Në rrugë do të ketë më pas “forca të mëdha” të policisë shqiptare.

“Nëse dyshojmë, do të paguajmë dy persona shtesë si staf sigurie,” thotë pronari i një tjetër lokali. Por edhe ai si Luani nuk shqetësohet shumë.

“Tre vjet më parë erdhi një ekip skocez për të luajtur këtu në Tiranë. Të gjithë të dehur, të gjithë të gëzuar, pa probleme. Ka dhimbje të tjera që shkakton futbolli. Shqetësimi im, si tifoz i Interit, është që lojtarët më të mirë shiten në treg”, thotë ai.