Tirana ka marrë 3 pikë të tjera të vlefshme në luftën për titullin kampion dhe nis shkëputjen në kreun e klasifikimit. Bardheblutë fituan 1-0 ndaj Laçit në javën e 26 të Kategorisë Superiore, falë një goli të Michael Ngo’o.
Në pjesën e parë Tirana vuajti shumë, duke mos arritur dot të krijonte, ndërkohë që miqtë goditën edhe shtyllën në fundin e kësaj pjese.
Goli për ekipin e drejtuar nga Egbo erdhi pas një gabimi të portierit Stazhilla, i cili doli keq në përpjekje për të zotëruar topin e krosuar nga Doka. Me portën e boshatisur, Ngo’o nuk e kishte të vështirë të kalonte në avantazh Tiranën.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 53 pikëve, 11 pikë më tepër se Kukësi ndjekës, me verilindorët që do të luajnë nesër në Korçë