Shoqëria që menaxhon parkingjet publike me pagesë në Bashkinë e Tiranës, “Tirana Parking” do të porosisë prodhimin e 162 mijë kartave të rezidentit, të cilat mundësojnë parkimin falas të qytetarëve sipas zonës ku ata banojnë.
Kartat pritet të jenë gati brenda fundit të muajit Dhjetor, ndërsa fondi limit i tenderit të hapur ditën e sotme për këtë mall është 10.3 milionë lekë.
Vetëm përmes pajisjes me këtë dokument, i cili do të mund të merret pa pagesë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tirana Parking, rezidenti do të ketë hapësirë parkimi në Zonën e Administrimit të Parkimit ku ai jeton, me përjashtim të vendparkimeve me sistem tarifimi, të vijëzuara me ngjyrë blu.
Kartat vijnë në 4 ngjyra për t’i bërë ato menjëherë të dallueshme (rozë për zonën 1, jeshile për zonën 2, e verdhë për zonën 3 dhe portokalli për zonën 4) dhe duhet të ngjiten në pjesën e përparme brenda xhamit të automjetit.
Kufijtë e zonave janë të përcaktuar si më poshtë, ndërsa karta nuk ju jep mundësi parkimi falas në këto rrugë.