Edhe pse në një situatë aspak të mirë, duke mbetur edhe pa trajner pak ditë përpara, Tirana fitoi 2-1 derbin me Partizanin, në ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Bardheblutë kaluan shpejt në epërsi, që në të ‘7, me Idriz Bathën, por vetëm katër minuta më vonë Bardhi barazoi për Partizanin, me topin që i përfundoi në këmbë pas dy grushtimeve spektakolare nga Lika.
Në minutën e fundit, kur dukej se Tirana do të kalonte një tjetër derbi pa fitore, ishte Cobbinah që shënoi golin e dytë për bardheblutë. Kjo ishte fitorja e parë pas 6 vitesh për skuadrën e drejtuar përkohësisht nga Egbo, pasi për herë të fundit, kundër Partizanit, bardheblutë kishin fituar në vitin 2014.
Pas kësaj ndeshjeje, Tirana ngjitet në vend të pestë me 22 pikë, vetëm 3 pikë pas Partizanit, që ruan kryesimin.