Një vajzë e re ka pësuar lëndime të lehta pas rrëzimit të ashensorit. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet.
Sipas policisë, ashensori u rrëzua nga kati i parë në bodrum.
Shkaqet janë të paqarta, teksa po hetohen kushtet e sigurisë dhe të mirëmbajtjes së ashensorit.
Fatmirësisht vajza rreth 24 vjeç pësoi lëndime të vogla dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Informacioni i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.