Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë. Sipas policisë, një betoniere ka përplasur 44-vjeçarin me inicialet G.K. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
“Më datë 11.03.2024, në afërsi të kopshtit Zoologjik, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin (betoniere), ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.