Aktualitet Tiranë: E reja ngujohet në banesë, RENEA ndërhyn nga ballkoni

Tiranë: E reja ngujohet në banesë, RENEA ndërhyn nga ballkoni

“Jam dhunuar nga disa persona”, ka qenë ky alarmi që ka ngritur telefonata e një vajze në sallën operative të policisë.

Vajza me iniciale S.Q. dha adresën e banesës së saj, në katin e 8 të një pallati në Astir.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policore, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Pas rreth 1 ore të marrjes së telefonatës, forcat RENEA kanë hapur derën e banesës duke ndrhyrë nga ballkoni, ndërsa ka rezultuar që vajza ishte e vetme dhe nuk ka pasur shenja dhune.

Janë dashur negociata mes punonjësve të policisë dhe familjarëve të vajzës të cilët kanë bërë të mundur edhe hapjen e derës.

Banesa është marrë me qira nga i dashuri i vajzës, ndërsa babai i saj ka pretenduar në polici se vajzën e kanë rrëmbyer dhe e kanë dhunuar.

Sakaq, një tjetër pretendim që familjarët kanë pasur për Policinë ka qenë edhe fakti i dyshimeve që vajza mund të ketë probleme të depresionit.