Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi veliu ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar arrestimin e 7 personave dhe procedimin në gjendje të lirë, të 10 të tjerëve.
Veliu njoftoi se polica ka sekuestruar gjithashtu 220 bimë dhe 146 kg, kanabis sativa.
Gjithashtu u sekuestrua edhe një mjet, tip Ford, që shërbente për transportin e punonjësve, por edhe 25 telefona celularë.
Personat e arrestuar janë Nexhmi, Mariglen dhe Rexhino Kallari, si organizatorë të kultivimit të kanabisit, ndërsa 4 personat e tjerë, dyshohet të jenë ndihmës.
Sasia e kanabisit u kap në zonën e quajtur ‘Pylli i Zenelajve’, pranë fshatit Laknas, në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Muzgu’.