Një 31-vjeçar që udhëtonte me një automjet nga Elbasani në drejtim të Tiranës ka humbur jetën pasi humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrethrrotullimin pranë një qendre tregtare, atje ku një muaj më parë humbën jetën edhe 3 anëtarë të një familjeje.
Bujar Marku udhëtonte me makinën e tij Mercedes Benz dhe rreth orës 4 të mëngjesit kaloi mbi rrethrrotullim duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës.
Sipas ekspertëve shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima. Për këtë vit në këtë rrethrrotullim ky është aksidenti i 9-të me pasoja për jetën e drejtuesve të mjeteve.