Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u tha ligjvënësve britanikë se Presidenti i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus ishte “blerë” nga qeveria kineze.
Në një takim me dyer të mbyllura të ligjvënësve të ftuar të martën, Pompeo tha se ai bazoi akuzat e tij në “të dhëna të inteligjencës”, por nuk dha detaje, raportuan The Times dhe media të tjera.
Gazeta citon “burime të shumta” të cilët morën pjesë në një ngjarje të mbajtur në Londër të organizuar nga qendra e djathtë e studimit të politikës së jashtme të Shoqërisë Henry Jackson.
“Kur ndodhi pandemia në Kinë, Dr. Tedros … i cili u ble nga qeveria kineze (…)”, nuk mund të them më shumë, por mund të them që kjo që po ju them është e bazuar në burime inteligjence, ka pasur një marrëveshje për zgjedhjen e Tedros”, tha Pompeo.
Pompeo dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë kritikuar ashpër përgjigjen e OBSH-së ndaj pandemisë së koronavirusit dhe e akuzuan atë për ndihmë ndaj Kinës për të mbuluar ashpërsinë fillestare të gjendjes dhe burimin e virusit.