Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi se veç parave që merrte prej saj, sanitarja Tire Alldervishi i zhvaste para edhe një kushëririt të saj, të quajtur Titi.
Ky i fundit ka dëshmuar sot në “Stop”, sesi i jepte të hollat Tires, e cila nuk kënaqej kurrë. Veç shumës, që i linte kushërira, Titi thotë, se jepte para ekstra për Tiren, pasi kjo e fundit ankohej, se ishin pak.
Nipi i të ndjerës, Titi: Unë kam një dyqan fruta-perime edhe Tiren e kam njohur si kliente, që vinte blinte aty edhe me një fjalë ra muhabeti, që unë kisha çuar tezen në spital… i thashë unë: “O Tire më është shtruar tezja në spital. Në qoftë se ke mundësi me më ndihmuar, me e pa, me i bo hyzmet. Ajo tha- po, e shoh unë! Paret m’i lente kushërira dhe ngaqë ishte në punë më thoshte jepja pak Tires lekët edhe unë lekët ia fusja në një qese, në kartopecetë dhe ia fusja ke qesja dhe çdo ditë e Zotit, ajo vinte merrte lekët në mëngjes. Përveç këtyre, kur vinte pasdite, m’u ankonte, më thoshte, që Ani më ka dhënë pak lekë edhe unë ngaqë e kisha teze, më vinte keq, i jepja dhe unë ndonjë gjë nga të mijat.
Gazetarja: Sa herë ka ndodhur kjo?
Nipi i të ndjerës, Titi: Kjo ka ndodhur 4-5 herë, që i jepja nga të miat, plus atyre, që lente Ani nga 70-60-40 përditë.
Gazetarja: Sa para afërsisht i keni dorëzuar gjatë gjithë kësaj periudhe, pothuajse për një muaj?
Nipi i të ndjerës, Titi: Po vetëm turni i parë, që m’i lente Ani lekët mua, se ishte në punë dhe lekët e Anit unë ia jepsha Tires, përditë nga 70-60-40 mijë lekë, plus që jepja unë për tezen time, se më vinte keq dhe jepja dhe unë, se mu ankonte, që më ka dhënë pak.
Gazetarja: Tirja pretendonte, që këto para i ndante me të tjerë, apo ishin për shërbimin e saj?
Nipi i të ndjerës, Titi: Jo, ajo thonte, që duhet t’i jap dhe të tjerëve, 10-të infermierit, 20-të nuk e di. Unë ia jepja lekët, me një fjalë vetëm për turnin e parë, këto 60, 70, 40 varet sa ishin, sa do i ndanin, sa kishin bo llaf ato me një fjalë, se..
Gazetarja: Ju keni prova për këto, që po thoni?
Nipi i të ndjerës, Titi: Provat mund të jenë aty, ka dhe kamera aty, ajo vinte përditë, çdo ditë vinte aty.
Gazetarja: Jeni gati, që provat tuaja, por dhe dëshminë tuaj t’ia vini në dispozicion organeve të drejtësisë?
Nipi i të ndjerës, Titi: Po, gati jam!
Dëshmia tjetër
Një tjetër dëshmitare tregon, sesi i është trajtuar i ati në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj nga Bulqiza punon infermiere në Itali, po kur iu shtrua i ati në spital la gjithçka e u vendos në një hotel pranë Sanatoriumit. Mbaresa thotë për emisionin “Stop” se i ka dhënë Tires 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën të atit.
Por ky i fundit lihej i pangrënë e i papastruar. Mbaresa është e bindur se i ati ndërroi jetë nga pakujdesia, pavarësisht, se ajo ka paguar më shumë se 4 mijë Euro ryshfet. Ajo është gati, që versionin e saj ta dëshmojë para drejtësisë.
Mbaresa Crroj: Po, përshëndetje! Atëherë unë jam gjendur si puna e asaj vajzës, që ka folur për mamin e saj edhe unë jam gjet në të njëjtin problem. Babai im u shtrua me datë 24 Nëntor dhe ka dalë në fund të Dhjetorit. Gjatë gjithë kohës, 1 muaj, që ka qenë aty, 1 muaj e 10 ditë më duket, unë lashë çunin këtu në Itali dhe vajta në Shqipëri, lashë punën, lashë çunin, lashë shtëpinë, lashë çdo gjë edhe vajta të shikoj babin. Aty në atë spital, është vetëm tregti, është vetëm lekë. N.q.s ti nuk jep lekë nuk shikohesh. Neve lekët i kemi dhënë nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë, të gjithëve infermierët, ka pas raste, që 3-4 infermierë nuk na kanë marrë lekë, që janë treguar me të vërtetë… edhe doktori, që ndiqte babin tim, ai nuk na ka marrë asnjë lek, të tjerët të gjitha, të gjitha… Problemi është, që unë personalisht me gjithë vëllain tim, çdo ditë në mëngjes ngriheshim në orën 6:00 dhe i lenim lekët atyre që kishin ndenjur dhe të pasdites edhe në mëngjes turni i parë infermierët jo sanitarët , infermierët i kanë marrë. Edhe n.q.s doni të shikoni janë telekamerat aty edhe hapni edhe shikoni, se i gjeni vetë çdo gjë, çdo pikë vetë i gjeni. Pastaj janë ato lokalet aty përballë, se janë dhe të shkathëta infermieret sot, aty futen edhe bëjnë takime me familjarët dhe ia marrin lekët. Po jo lekë me 5 mijë lekë, se 5 mijë lekëshi atyre ju duket asgjë. E kam bërë provë një ditë, nuk kam dhënë lekë për 24 orë dhe nuk ma kanë nxjerrë babin në telefon, e pastaj e dini, që atë robotin, që ka mësuar vetëm një fjalë, ka ngrënë, ka pirë, e kemi larë, e kemi ndërruar. Babi im ka vdekur edhe për të ngrënë edhe për të pirë. Kanë qenë raste, që i kanë vjedhur edhe pijet, që neve kemi çuar nga jashtë-brenda, kemi pasur dhe fakte për këto, se kam dhe njerëz aty brenda unë, që shkonin e shikonin babin tim, në çfarë situate është dhe gjendjen shëndetësore të tij. E kanë gjetur pa ujë, pa lëngje edhe pa supë. Ajo shoqja, që është aty te dera, që vjen e merr çdo ushqim të gjithë familjarëve, ajo merrte lekë, për të futur ushqimin aty brenda. Unë asaj i kam dhënë njëherë 5 mijë lekë në fillim fare, që i kam dhënë dhe numrin të më lidhi me infermierët, e kam parë çdo ditë e më keq… Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për ti rruajtur babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty.
Mbaresa Crroj: Ne kemi harxhuar shumë lekë…kemi harxhuar shumë lekë… Unë kam pasur 4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia. Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi 40 kg. Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve. Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar, i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç? Ky është spitali i Covid..!
Gazetarja: Jeni gati ta dëshmoni para drejtësisë versionin tuaj?
Mbaresa Crroj: Si jo?! Po! Po! Ka pas dhe raste, që kanë hyrë nga jashtë brenda, i kanë futur brenda njerëzit, se kërkojnë 150 euro, për t’u fut për të pa të sëmurin.