Një tjetër deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.
Bëhet fjalë për deputeten Ediola Braha, e cila përfaqëson elektoratin e Tepelenës. Lajmin e njoftoi drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës, për Partinë Socialiste, Bledi Çuçi, sipas të cilit LSI “po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.
Më herët me PS-në u bashkuan edhe dy ish-deputetët e LSI-së në Berat, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica.