Prokuroria kërkon tre vjet burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.
Ish-kreu i bashkisë ishte pjesë e hetimit për dosjen e tjetërsimit të pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin.
Në pretencën e dhënë në përfundim të hetimeve për 19 persona të proceduar, organi i akuzës kërkoi në total 43.6 vite burg.
Po ashtu është kërkuar dy vite burg edhe për ish-nënkryetarin e bashkisë Lezhë, Enver Hafizi.
Bashke me dy drejtuesit më të rëndësishëm të Bashkisë, në mars 2018 u ndaluan edhe zyrtare të tjerë të këtij institucioni, si edhe mjaft specialistë dhe drejtues të zyrës së hipotekës.
Skema ishte e tillë: Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimi duke u tjetërsuar si tokë “Arë” dhe “Pemëtore” dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.