Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës dhe përfituesit e tokës, të akuzuar për tjetërsim prone në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, dënohen nga Gjykata e Apelit Shkodër me nga 3 vite burg, ndërsa Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metra katrorë tokë shtetërore ranishte.
Fillimisht në këtë çështje së bashku me ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.