Një muaj pas daljes së tyre të përbashkët në Soho të Londrës, që ndezi thashethemet se ishin në një romancë, Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë sërish bashkë. Dy aktorët dukeshin në humor të mirë, teksa bisedonin dhe qeshnin.
Cruz dhe de Armas u fotografuan së bashku në Londër muajin e kaluar, më 13 shkurt. Aktorja kubane mbante në duar dy çanta me ushqime, ndërsa të dy përshëndetën fansat përpara se të hipnin në një taksi.
Në atë kohë, një burim zbuloi për “People” se dyshja po darkonin në prani të menaxherëve të tyre dhe kishte të bënte me bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. I njëjti person shtoi se “nuk kishte asgjë romantike, vetëm një atmosferë miqësore”. Por dyshja janë shfaqur sërish me njëri-tjetrin, madje në humor shumë të mirë.
Tom Cruise Spotted Out in London Again with Ana de Armas (Exclusive Photos) https://t.co/faDBmiLR76
— People (@people) March 15, 2025
Ana de Armas ka shprehur më parë admirimin e saj për Tom Cruise dhe aftësitë e tij kinematografike në skena të rrezikshme. Në një intervistë të vitit 2023 ajo e quajti punën e tij “të mahnitshme”.
Edhe pse ka marrë pjesë në disa filma aksion vitet e fundit, ajo është shprehur se ende nuk është në nivelin e Cruise.