Extra Tom Cruise mund Leonardo DiCaprion dhe Kate Winslet: Arkëtime rekord për “Top...

Tom Cruise mund Leonardo DiCaprion dhe Kate Winslet: Arkëtime rekord për “Top Gun”

Tom Cruise mund Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet. “Top Gun: Maverick” mund Titanikun në arkëtimin nga biletat.

Superheronjtë mbajnë 10-shen e parë të klasifikimit. Në vend të parë vijon të mbetet Star Wars: Episode VII – Zgjimi i forcës së 2015 me 936 milionë e 662 mijë dollarë. Në të dytin Avengers: Endgame, pastaj Spider-Man: No Way Home.

Në të katërtin një film vërtet rekord: Avatar, i lançuar në vitin 2009, me 760 milionë e 507 mijë dollarë. Më pas Black Panther, Avengers: Infinity War dhe në të shtatën, me 662 510 000 dollarë (2022) Top Gun: Maverick, i cili ia kaloi një tjetër filmi që reziston ndër rekordet e të gjitha kohërave, pikërisht Titanic (659 milionë e 363 mijë dollarë), i datës 1997.

Jurassic World në vendin e nëntë dhe The Avengers në vendin e dhjetë me 623 milionë e 357 mijë dollarë.