Tom Cruise ka ndaluar ish-bashkëshorten Nicole Kidman të marrë pjesë në dasmën e djalit të tyre.
Connor Cruise, një Scientologist, si babai i tij, do martohet së shpejti me të dashurën italiane, Silvia. Por është raportuar se Nicole nuk është e mirëpritur në dasmë.
“Tom është mbrapa kësaj. Ai e bëri telefonatën dhe Connor e miratoi vendimin e tij”, tha një burim për RadarOnline.
“Së pari, aktori nuk do e ftonte Nicole në martesën e Connor sepse konsiderohet njeri i papërshtatshëm nga kisha. Së dyti, ai nuk e dëshiron atë atje. Tom i ktheu shpinën Nicole shumë kohë më përpara dhe nuk do shohë më pas.”
Sipas burimit aktori e adhuron bashkëshorten e ardhshme të djalit.
Kidman dhe Cruise u divorcuan në vitin 2001 pas një dekade martese.
Ata kanë dy fëmijë të adoptuar Bella, 26 vjeç dhe Connor, 24 vjeç, të cilët zgjodhën të jetonin me babanë e tyre në Los Angeles. Ata praktikojnë besimin Scientology, po ashtu si babai i tyre.
Gjatë viteve është raportuar se Bella e Conor janë larguar nga nëna e tyre pasi Nicole u martua me Keith Urban në vitin 2006 dhe lindi dy fëmijë, Sunday dhe Faith.
Por fituesja e Oskar vazhdon të përsërisë dashurinë e pakushtëzuar për katër fëmijët e saj.