Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka depozituar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhje për t’u regjistruar në zgjedhjet 25 Prillit 2021.
PSD ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar si parti më vete. Po ashtu bëhet me dije se kjo parti përfaqësohet nga deputeti Tom Doshi në Kuvend dhe nuk ka pasur nevojë për mbledhjen e 5 mijë firmave për të marrë pjesë në zgjedhje.
Kërkesa për regjistrimin e partisë së Tom Doshit vjen pak ditë pas thirrjes së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi që të ndalohej të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Yuri Kim risolli në vëmendje vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për heqjen e të drejtës së vizës për deputetin Tom Doshi dhe ndalimin e shkeljes në territorin e SHBA, pasi e akuzon për korrupsion.