Tom Hanks, është i gatshëm të provojë veten ndaj vaksinës së Covid-19. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Rita Wilson u infektuan me koronavirus në muajin mars. Pasi u shërua ai është treguar i gatshëm të japë gjakun e tij me antitrupa si plazmë për të kuruar të tjerët, ose për t’u përdorur për gjetjen e vaksinës.
“A ka ndonjë gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar? Ne kemi qenë vetë të parët që kemi treguar interes për të dhënë gjakun tonë”, shpjegon Tom Hanks.
Ai dhe bashkëshortja janë të gatshëm për të ndihmuar të sëmurët me koronavirus dhe po bëjnë gjithçka që munden.