Aktualitet Tomini: Kosova shënoi ulje drastike të infektimeve me mbajtjen e maskës

Tomini: Kosova shënoi ulje drastike të infektimeve me mbajtjen e maskës

Ekspertja e ISHP, Eugena Tomini, komentoi në emisionin “Real Story”, në News24, vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave kudo.

Tomini tha se janë një sërë elementesh që janë vlerësuar dhe që çuan të detyrimi për të mbajtur maskën nga popullata.

“Janë një mori elementesh që janë vlerësuar. Janë vlerësuar tre indikatorë: sa i përket pozitivitetit, nëse do të kishim raste të shtuara në spital dhe niveli i vdekjeve. Është vënë re se në 5-6 javët e fundit ka filluar një tendencë në rritje e pozitivitetit, por edhe e vdekjeve, në Evropë, por edhe në rajon. Pse duhet të jetë një masë kaq e fortë dhe çudibërëse në popullatë, ndërkohë që shumë vende me kulturë, si Mali i Zi, Kosova, po të shohim vetëm këtë të fundit ka një ulje drastike të rasteve vetëm me respektimin e kësaj mase. Ne nuk kemi një protokoll specifik për Covid, ndaj dhe janë disa lloj masash që në momente të caktuara bëhen deçizive për t’u zbatuar”, tha Tomini.