Largimi i Alesia Bamit nga emisioni “Stop” ishte kryefjala e lajmeve nga showbizi pak ditë më parë.
Vlen për t’u theksuar se largimi i saj erdhi një ditë pas intervistës në emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.
E gjitha kjo ngriti dyshime dhe doli që ishte e vërtetë sepse Alesia reagoi personalisht në Insta Story ku pohoi se e kanë larguar në mënyrë flagrante me një sms për shkak se zhvilloi intervistë tek “Ftesë në 5”.
Por, si duket, televizioni i cili u bë shkak që ajo të largohej nga puna, u bë një ogur i mirë për karrierën e saj.
Mësohet se modelja do fillojë punë në “Top Channel” dhe vetë menaxherja e Alesias ka pohuar për “iconstyle.al” një gjë të tillë. Alesia do t’i bashkohet stafit të “E diell”, ku do të mbulojë rubrikën e llotarisë.